Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mbi Asistencën Teknike Institucionale, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë , Ministrisë së Politikave Agrare Ushqimore dhe Pyjore Italiane dhe Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Agronomike Mesdhetare të Barit.

Këto Marrëveshje i përkasin iniciativave të ndërmarra në fushën e bujqësisë konkretisht: ”Fuqizimit të Agjencisë së Pagesave Shqiptare (ARDA), “Zhvillimit të Qëndrueshëm të Ullishtarisë në Shqipëri, (ASDO), dhe “Projektit Pilot mbi krijimin e një sistemi të sigurimeve bujqësore për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”, (ASSI), të zbatuara nga MBZHRAU dhe financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim -AICS, nëpërmjet një kredie të butë më vlerë 10 milion Euro.