On air nga muaji dhjetor fushata e re e komunikimit e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë. Një udhëtim i gjatë që tregon projektet e Kooperacionit Italian në Shqipëri që në fillimet e demokracisë së re shqiptare si dhe kontributin e Italisë në zhvillimin e vendit që sot përgatitet të hyjë në Bashkimin Evropian.