Anija Dallaporta e CNR filloi aktivitetet e survejimit akustik përgjatë bregdetit shqiptar, si pjesë e projektit të Asistencës Institucionale për Zhvillimin e Ekonomisë Detare, kryer nga Ciheam Bari për një vlerë prej 1.6 milion euro. Një falënderim i përzemërt dhe një mirëupafshim kapitenit dhe të gjithë ekuipazhit nga porti i Durrësit. Kooperacioni Italian vazhdon të mbështesë shkëmbimet konstruktive midis Sistemeve Vendore në Shqipëri për zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit dhe mbrojtjen e mjedisit detar.