Drejtori i AICS, Luca Maestripieri mbërriti në Tiranë për një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës u takua me Stafin Aics, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, median dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai mori pjesë në hapjen e nismave të reja, përfshirë projektin e parë të realizuar nga Këshilli i Lartë i Magjistraturës në mbështetje të Shkollës së Magjistraturës Shqiptare në kontekstin e reformës kushtetuese, në prani të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Gjyqësori Italian David Ermini, i Ambasadorit të BE në Shqipëri HE Luigi Soreca, i Ambasadorit të Italisë në Tiranë HE Alberto Cutillo. Ai u takua me përfituesit e markës etike Made With Italy dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile aktive në Shqipëri. Bashkë me Ministren e Kulturës Elva Margariti, Ministrin e Diasporës Pandeli Majko, Brian Williams – Koordinator Resident të KB – dhe Ambasadorin Cutillo mori pjesë në prezantimin e rezultateve të para të rëndësishme të projektit të Diasporës. Ai vizitoi One Stop Shop të ADISA në Tiranë, një risi vendimtare në ofrimin e shërbimeve publike më transparente dhe cilësore për qytetarin. Ishte një vizitë intensive dhe e mbushur me emërime që nxori në pah angazhimin italian në vend me institucionet kombëtare, bashkësinë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.