AGJENCIA ITALIANE E BASHKËPUNIMIT PËR ZHVILLIM

 

Shqipëria | Bosnja – Hercegovina | Kosova

Rruga Abdi Toptani | Torre Drin Kati 5 | Tiranë Shqipëri | +355 4 2240 881/2/3

Rrugëtimi drejt së nesërmes

Mes Vendeve të Ballkanit dhe Italisë ka nje histori të gjatë miqësie dhe rilindjeje. Prej vitit 1991 e deri më sot, Qeveria Italiane ka dhënë një shumë prej më se 1 miliard eurosh për aktivitetet e Kooperacionit Italian në Shqipëri, Bosnië-Hercegovinë dhe Kosovë. Rezultatet e arritura janë të shumta. Janë projektuar e realizuar spitale, shkolla, ura, porte, rrjete elektro-energjitike dhe ujore.

Në Shqipëri, Italia ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë çdo ditë në përmirësimin e cilësisë së jetës së popullsisë si dhe për të krijuar një imazh të ri të vendit në planin ndërkombëtar, nëpërmjet grant-eve, kredive të buta dhe konvertimit të borxhit, për një shumë prej 800 milionë Euro-sh gjithsej. Është punuar jo vetëm ne sektorin e infrastrukturave, por edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për vlerësimin e trashëgimisë mjedisore e kulturore, për luftën kundër korrupsionit, mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla e të mesme, bujqësinë biologjike, shëndetësinë, arsimin dhe turizmin. Bëhet fjalë për një program të përgjithshëm projektesh të cilat kanë patur dhe kanë një ndikim pozitiv mbi gjithë popullsinë, që nga Veriu deri në Jug të vendit. Sot Kooperacioni Italian është partneri kryesor i Qeverisë shqiptare në çdo aktivitet në ndihmë të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës detare dhe të bashkësive bregdetare. Adriatiku është në këtë perspektivë, një urë natyrore dhe një derë e hapur në rrugën drejt integrimit evropian.

Në Bosnjë-Hercegovinë, Kooperacioni Italian ëshrë i pranishëm që prej vitit 1992 me fonde prej 200 milionë Euro-sh. Ka rindërtuar urën e Mostarit, të shkatërruar nga lufta, urë e cila është simbol i një të ardhmjeje të re paqeje e zhvillimi. Ka mbështetur e mbështet çminimin e shumë zonave të vendit, mbrojtjen civile të popullsisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin rural. Në Kosovë, prej 2008, ka dhënë fonde për një shumë prej më se 40 milionë Euro-sh. Nxit procesin e pajtimit dhe mbrojtjen e vlerave thelbësore të njeriut, në mënyrë të veçantë të të miturve dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore. Sot aktiviteti i Kooperacionit Italian është përqëndruar në bujqësinë e qëndrueshme dhe shëndetësinë, nëpërmjet formimit profesional, pajisjes me teknologji të përparuar dhe përshtatjes së menaxhimit publik të shërbimeve me standartet evropiane.

Afërsia mes Ballkanit dhe Italisë nuk është vetëm gjeografike. Është njerëzore, teknike dhe institucionale. Në rrugën e përshkuar bashkërisht, nuk janë rritur e zhvilluar vetëm Shqipëria, Bosnja-Hercegovina dhe Kosova. Zhvillohet Italia dhe mund të zhvillohet Evropa. Kjo është idea italiane për një të ardhme të qëndrueshme: më shumë bashkëpunim dhe më shumë dinamizëm mes sistemeve të vendeve përkatëse. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe informohuni mbi aktivitetet tona në rubrikën Projektet.