KOOPERACIONI LIVE

 

Kooperacioni Live është formati i ri i komunikimit i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor Secili nga episodet përbëhet nga një sërë videosh, sekuencash të publikuara ashtu siç janë xhiruar, pa prerje montazhi dhe miks audio, pa color correction apo muzikë emocionuese. Objektivi i formatit të ri është të komunikojë me ata që s’e dinë se çfarë është Kooperacioni Italian në Ballkan dhe t’u thotë: “Është kështu”.

E ARDHMJA DITË PAS DITE

 

Në këtë episod tregohet vazhdimësia e projekteve të Kooperacionit të realizuara në Përmet nga CESVI. Historia dhe magjia e një kinemaje me rëndësi të madhe për vendasit.

PËRTEJ DËBORËS

 

Në këtë episod tregohet puna e përditshme e OJS-së VIS në Lëpushë, me anë të dhënies së minigrant-eve dhe zhvillimit të turizmit në zonat me rrezik emigracioni.

AVENIR

 

Në këtë episod puna e përditshme e OJS-së CESVI në Përmet, me anë të dhënies së minigrant-eve dhe zhvillimit të turizmit në zonat me rrezik emigracioni. Historia e Avenirit.

ME ZEMRËN NË UJË E KËMBËT NË TOKË

 

Në këtë episod tregohet për pikat e reja të informimit të publikut dhe për punën për ruajtjen dhe vlerësimin e zonave të mbrojtura të Karaburunit, Sazanit dhe të Llogarasë, nga Projekt NaturAl, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Kooperacioni Italian, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

PROFESIONI I KUJDESTARIT

 

Në këtë episod puna e Save The Children në Shqipëri. Dorëzimi i pajisjeve mjeksore për parandalimin dhe diagnostikimin e fëmijëve 0 deri në 6 vjeç në Elbasan.

TË RRITESH PRANË LUMIT

 

Në këtë episod puna e OJQ-së VIS në Tamarë, lugina e Kelmendit, për akuakulturën dhe vlerësimin e burimeve njerëzore.