E NESËRMJA

 

Portat e së nesërmes

Në Ballkan ka 50 projekte të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim me një vlerë financiare prej më se 250 milionë Euro-sh. 39 projekte në Shqipëri, 10 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 1 në Kosovë. Në sajë të nismave të promovuara e të nisura me anë të fondeve të konvertimit të borxhit dhe shumë aktiviteteve te tjera të mikrokredive, projektet aktuale në Ballkan arrijnë në më shumë se 600. Duke klikuar këtu, mund të shihni vendet ku punojmë dhe projektet të cilat realizojmë. Prej 1991 e deri më sot janë arritur shumë rezultate, që prej kapërcimit të fazës së emergjencës humanitare në vitet ‘90, deri në zhvillimin demokratik aktual drejt hyrjes në Evropë. Klikoni këtu për të vëzhguar rezultatet e arritura. Kooperacioni është një portë e hapur drejt së nesërmes për bashkësitë vendase dhe për brezat e rinj që jetojnë në vend.

NDRYSHOJMË

 

Përmasat e një miqësie

Kooperacioni është ndryshim. Cilësi më të mirë jetese për popullsinë dhe mundësi më të mëdha për të ardhmen e brezave të rinj. Projektet e propozuara nga Institucionet vendase, të miratuara nga Qeveria jonë dhe të zbatuara nga ekselencat më të mëdha italiane, u përgjigjen treguesve të saktë shoqërorë dhe ekonomikë. Impianti i ujit të pijshëm në Bovillë, Shqipëri furnizon me ujë të pijshëm qindra mijëra familje dhe biznese. Nënstacionet elektrike Tirana 1 dhe Tirana 2 shpërndajnë energji te aeroporti Nënë Tereza, nëpër shtëpi, shkolla, spitale dhe qendra tregëtare. Janë vetëm disa shembuj të rezultateve të arritura nga zyra e Tiranës e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim. Për më shumë informacione mund të klikoni këtu. Shifrave tona u korrespondojnë persona. Çdo projekt i Kooperacionit do të thotë projekte të reja për jetën e grave, burrave, vajzave e djemve në rajonin e Ballkanit dhe në vendin tonë.

ZHVILLOHEMI

 

Së bashku drejt Evropës

Zhvillimi i qëndrueshëm ka të bëjë me komunitetet. Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim ndihmon në një progres 360 gradësh të country system të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës dhe kontribuon në procesin e integrimit evropian të këtyre vendeve. Bashkëpunon me Qeveritë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit, për vlerësimin e burimeve njerëzore dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike e mjedisore. Punon me Institucionet kombëtare, me qytetarët dhe bizneset për të rritur cilësinë e jetës, për të përhapur kulturën e paqes dhe të të drejtave të njeriut dhe për t’u dhënë sa më shumë qytetarëve një mundësi gjithnjë e më të madhe për të përfituar nga shërbimet e të mirat thelbësore. Kooperacioni Italian e bën këtë gjë nëpërmjet kredive të ndihmës, grant-eve dhe konvertimit të borxhit. Këta instrumenta financiarë ndihmojnë zhvillimin shoqëror dhe stabilitetin e Institucioneve demokratike vendore. I lënë hapësirë pjesëmarrjes të brezave të rinj dhe, së bashku, promovojnë Sistema Italia, me ekselencat e tij institucionale, sipërmarrëse dhe shkencore. Sa më shumë zhvillohet Ballkani, aq më shumë zhvillohet Italia dhe Evropa.

BASHKËPUNOJMË

 

Kultura e dialogut

Vlerat e ligjit të ri italian mbi Kooperacionin 125/2014, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të Kartës së të Drejtava Themeltare të Bashkimit Evropian përcillen nëpërmjet dialogut. Së bashku, krah për krah. Ekspertë dhe përgjegjës të Kooperacionit Italian në Ballkan punojnë çdo ditë me përfaqësuesit e Qeverive vendore për të nxitur qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Është një përballje e vazhdueshme dhe transparente me partnerët lokalë, e cila bën të mundur identifikimin, projektimin dhe realizimin e përbashkët të nismave, për t’i dhënë më shumë stabilitet popullit dhe për të promovuar një zhvillim të përbashkët, koherent me politika dhe kultura respektive të bashkëpunimit.

PROJEKTOJMË

 

Task Force e paqes dhe zhvillimit

Kooperacioni Italian në Ballkan promovon shkëmbimet mes Vendeve dhe projektimin e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive vendore, duke respektuar rregullat. Përcakton në terren nismat që duhen realizuar, duke filluar që nga infrastrukturat dhe shërbimet publike, mbrojtja e të drejtave themeltare të njeriut dhe vlerësimi i trashëgimisë artistike dhe mjedisore. U jep asistencë teknike Qeverive vendore dhe nxit në rajon ekselencat italiane industriale, shkencore dhe professionale. Sjell teknologji të reja, por jo vetëm kaq. Realizon aktivitete institucionale kundër korrupsionit përkrah bashkësisë ndërkombëtare, si dhe nisma të arsimit profesional, të dhënies së kredive, të përfshirjes shkollore dhe të barazisë gjinore. Është një detyrë e vështirë, e orientuar drejt rezultateve. Klikoni këtu për t’u informuar mbi sukseset më të mëdha të arritura nga Kooperacioni Italian përkrah Autoriteteve të vendeve të Ballkanit.

NDËRTOJMË

 

Mure që afrojnë

Në një kontekst ndërkombëtar i cili ka parë shpesh mure ndarëse, Kooperacioni Italian në Ballkan ndërton mure që bashkojnë. Janë muret e shkollave, të spitaleve, të laboratorëve, urave, rrugëve, sa për të dhënë disa shembuj. Këto mure afrojnë popullsinë e vendit me standartet evropiane të bashkëjetesës dhe të integrimit social. Në kundërshtim me iluzionet e zhvillimit nëpërmjet izolimit, Italia, me anë të aktiviteteve të Kooperacionit po ndërton në Ballkan hapësira të qëndrueshme paqeje dhe zhvillimi të përbashkët.

MBROJMË

 

Përqafojmë të ardhmen

Kooperacioni është mbrojtje e shoqërisë civile dhe e burimeve mjedisore e kulturore të territorit. Këto janë burimet më të rendësishme të zhvillimit të qëndrueshëm. Në Ballkan, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim e ka bërë këtë gjë që prej fillimeve të aktivitetit të saj në vitin 1991, me projektet e para për kapërcimin e emergjencës humanitare në ndihmë të refugjatëve dhe të viktimave të luftës. Vazhdon ta bëjë sot, me anë të promovimit të të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore, të mbrojtjes së fëmijëve dhe grave viktima të keqtrajtimit, me anë të projekteve të shumta për mbrojtjen e mjedisit dhe të biodiversitetit dhe për vlerësimin e trashëgimisë kulturore. Kjo është idea italiane e mbrojtjes: ruajtja e vlerave historike e njerëzore e territoreve dhe krijimi i mundësive të reja në të ardhmen për komunitetet dhe brezat e rinj.

PJESËMARRIM

 

Komuniteti i ndryshimeve

Në Ballkan, Italia punon përkrah komunitetit ndërkombëtar. Janë të shumtë projektet shumëpalëshe të realizuara, ose në zhvillim e sipër, në Shqipëri, Bosnjë- Hercegovinë dhe Kosovë. Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim bashkëpunon me Kombet e Bashkuara dhe me Bashkimin Europian në dhjetra projekte, për luftën kundër korrupsionit, për reformën e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe për qeverisjen e mirë, për mbrotjen e trashëgimisë mjedisore dhe të të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të fëmijëve dhe të grave. Rritja ekonomike nuk mjafton. Zhvillimi para së gjithash lind nga mbrotja e vlerave të njeriut. Është një parim, të cilin e kanë bërë të tyren Italia dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar aktiv në Ballkan.

BASHKOJMË

 

Askush nuk përjashtohet

Askush nuk mund të lihet pas. Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim ndjek Sustainable Development Goals 2015-2030. Jo vetëm luftë kundër varfërisë, por edhe rritje e cilësisë së jetës për komunitetet dhe për individët. Mënjanimi dhe indiferenca janë shkaqet e para të prapambetjes dhe të dobësisë ekonomiko-shoqërore. Kooperacioni Italian është i vendosur t’i luftojë këto fenomene dhe do të vazhdojë të jetë garanci e zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkan, sidomos për më të dobëtit, në shkolla, spitale dhe në institucionet publike. Për të ardhmen nuk mjaftojnë shpresat. Italia punon për t’u dhënë siguri komuniteteve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovines dhe Kosovës dhe për t’i bashkuar këto vende në një perspektivë të përbashkët paqeje.