Është një histori e mrekullueshme miqësie dhe dialogu. Sistemi Italian i Bashkëpunimit për Zhvillim është në Shqipëri që nga viti 1991. Në tre dekada veprimtarie, Qeveria Italiane ka dhene më shumë se 800 milionë Euro për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Janë arritur shumë rezultate, duke punuar krah për krah me Institucionet Kombëtare. Janë projektuar dhe ndërtuar shkolla, rrugë, spitale, ura, porte, nënstacione elektrike dhe impiante te trajtimit të ujrave.

Së bashku do te kontribuojmë ditë pas dite për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve, për të forcuar institucionet demokratike dhe për të promovuar një imazh më të mirë publik ndërkombëtar të vendit. Së bashku me Qeverinë Shqiptare, kemi realizuar jo vetëm infrastruktura të reja, por edhe kemi mbeshtetur mbrojtjen e të drejtave e njeriut, promovimin e trashëgimisë natyrore, reformat për parandalimin e  korrupsionit dhe te evazionit fiskal, rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bujqësinë, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe turizmin.

Bëhet fjale për një plan global i cili ka një ndikim pozitiv në të gjithë popullsinë shqiptare. Afërsia midis Shqipërisë dhe Italisë nuk është vetëm gjeografike. Është njerëzore, teknike dhe institucionale. Në rrugën e përshkuar së bashku, Shqipëria është zhvilluar. Çdo projekt i Kooperacionit është një derë e hapur drejt një të ardhmeje më të mirë të përbashkët paqësore, stabiliteti dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

VIDEO TEASER

Aktiviteti “Doors of Tomorrow” është promovuar nëpërmjët një fushate publicitare outdoor dhe web. Një banner i madh në sheshin “Skënderbej”, është paraprirë nga një teaser i cili përmbante një mesazh kundër çdo lloj muri që pengon dialogun dhe zhvillimin. Mëposhtë është video teaser.

CEREMONIA E HAPJES SË AKTIVITETIT

Të mërkurën, më 1 Nëntor 2017, u zhvillua ceremonia e hapjes. Morën pjesë Z/Kryeministrja Senida Mesi, Ministri i Diasporës dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë, Pandeli Majko dhe shumë personalitete të Qeverisë shqiptare dhe të komunitetit ndërkombëtar. Miqtë u pritën nga Ambasadori Italian Alberto Cutillo dhe nga Nino Merola, Drejtor i Zyrës Rajonale të Tiranës të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim. Klikoni këtu për fotografitë e aktivitetit. Na ndiqni edhe në faqen tonë në Instagram.

EKSPOZITA

Këtu është galeria e fotografive me veprat e ekspozitës së hapur më 1 nëntor. Zbuloni më shumë këtu.

SIDE EVENTS

7 Side Events të transmetuara në Live Streaming plotësojnë “Doors of Tomorrow”. 7 takime për të treguar rezultatet dhe perspektivat e ardhshme në sektorët më të rëndësishëm të Kooperacionit Italian në Shqipëri.

SEKSIONI I MEDIA