MADE WITH ITALY
Markë etike për zhvillimin e qendrueshëm të produkteve dhe shërbimeve në Shqipëri
Made with Italy është një markë etike në pronësi të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), Zyra e Tiranës.
Mund t’i jepet produkteve dhe shërbimeve të lindura ose të përsosura në kuadër të projekteve të financuara ose të bashkëfinancuara në Shqipëri nga Qeveria Italiane. Të mbështesë rritjen socio-ekonomike të zonave rurale shqiptare. Të rrisë vlerën e burimeve dhe karakteristikave tipike të territoreve shqiptare. T’i japë një stabilitet më të madh proceseve të zhvillimit në Shqipëri, përmes krijimit të një rrjeti vendor të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm. Mund të bëjnë kërkesë dhe ta marrin markën Made with Italy institucionet, ndërmarrjet individuale, kompanitë private dhe shoqatat shqiptare që kanë qenë pjesë e projekteve të financuara ose të bashkëfinancuara nga Qeveria Italiane dhe që u ofrojnë konsumatorëve dhe qytetarëve produkte dhe shërbime me karakteristika të vërtetuara të të qenit tipik, autentik dhe etik, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga rregullorja e markës.
RREGULLAT DISIPLINORE DHE MODULET

MEDIA DHE KOMUNIKIM

- Dyert e reja të së Ardhmes: U inauguruan në Përmet dhe në Reç inkubatorët e parë të produkteve tipike shqiptare.
- Dyert e hapura të së ardhmes: Përmet, Përurimi i Inkubatorit të Produkteve Tipike, 20/11/2018
- Komunikimi për shtyp “Made With Italy”, 20/09/2018