NGA NJERËZIT, PËR NJERËZIT

Shfletoni të gjithë projektet tona

 

Gjej projektin

Shënim: Zgjidhni të gjithë fushat (Vendi, Sektori dhe Statusi) për të përfunduar kërkimin.

Protect – Product Technologies and Traceability in Albania

Përcjellja e praktikave të dobishme dhe dorëzimi i teknologjive të reja bujqësore në sektorët e ullishtarisë dhe të bimëve mjekësore, Futja, sipas standarteve UE, të sistemeve të gjurmimit e të çertifikimit të cilësisë në 10 ndërmarrje leader në këtë sektor në Shqipëri etj.

Zana e Maleve: të Rinjtë dhe Territori

Zgjerimi i mundësive të punësimit, i shërbimeve të agroturizmit dhe mbështetje e bizneseve familjare, sidomos e atyre që menaxhohen nga të rinjtë etj.

Integrimi Gjinor në Shqipëri: me gratë kundër dhunës dhe shfrytëzimit

Përmirësimi i shërbimeve për mbrojtjen e 1490 grave të dhunuara, të identifikuara përmes njësive të Anti-Dhunës dhe të Anti-Trafikimit të Policisë së Shtetit, Organeve Gjyqësore, Shërbimeve Sociale dhe bazave të të dhënave të OJQ-ve partnere në komunat e Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës etj.

Asistencë e integruar për zhvillimin e NVM shqiptare

Nxitja e investimeve prodhuese dhe zhvillimi i NVM shqiptare me anë të një Linje Kredie dhe një Fondi Garancie; Promovimi i një mjedisi favorizues për shkëmbimet mes ndërmarrjeve, bankave dhe institucioneve vendore etj.

Ristrukturimi dhe Rehabilitimi i 5 Poliklinikave

Rritja e aksesit të popullsisë shqiptare në shërbimet e shëndetit publik; Ristrukturimi, pajisja dhe hapja për publikun, e Poliklinikave Tirana 2 dhe Tirana 3 si dhe i Poliklinikave të Korçës, Gjirokastrës dhe Peshkopisë etj.

Periferitë urbane të Tiranës

Përmireëimi i lagjes periferike të Laprakës në Tiranë; Projektimi, mbikqyrja dhe zbatimi i punimeve për rrjetet e reja hidrike, të kanalizimeve dhe të rrugëve etj.

Ndihmë për Programet në Sektorin Elektro-energjitik

Fuqizimi i rrjetit elektro-energjitik shqiptar; Përfundimi i Nënstacioneve Tirana 1 dhe Tirana 2 për shpërndarjen e energjisë elektrike; Përfundimi i Qendrës Dispeçer të Telekontrollit të Energjisë Elektrike në Tiranë etc.