Çelja e thirrjes së parë për propozime – IADSA II

Në datën 31 tetor 2019 u çel thirrja e parë (Call for Proposals) e Programit IADSA II për financimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim dhe integrim të formuluara nga qeveria shqiptare si dhe me Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Nga viti 2012 IADSA ka financuar 58 projekte me një vlerë totale prej 20 milionë Eurosh.

Kjo iniciativë ju drejtohet 61 bashkive shqiptare, projektet mund të realizohen në bashkëpunim me organizata jofitimprurëse (OJF-OSHC) shqiptare dhe italiane, Ente Lokale Italiane dhe Organizata Ndërkombëtare.

Të pranueshëm do të jenë projektet të cilët përfshijnë sektorët dhe fushat parësore të mëposhtme: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, shëndetësinë publike përfshirë edhe atë parandaluese, asistencën sociale të komunitetit, përfshirjen sociale e subjekteve në rrezik varfërie dhe përjashtimi nga shoqëria, zhvillimin territorial të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, mbështetjen e punësimit të të rinjve dhe grave.

Fondet e vëna në dispozicion janë 6 milionë e 800 mijë Euro. Shuma e financimeve që mund të kërkohen nga IADSA duhet të jetë nga 200.000 (dyqind mijë) deri në 400.000 (katërqind mijë) Euro.

Thirrja dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga faqja e Programit IADSA (http://www.iadsa.info). Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 31 Janar 2020 ora 12:00 (mesditë).

Skills

Posted on

Wednesday November 6th, 2019